Politika

Largimi i Blushit, Rama: Politika nuk humbi gjë, fitoi gazetaria

Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë largimin nga politika të ish-deputetit socialist dhe kryetarit të LIBRA-s, Ben Blushi.

Te “5 pyetjet nga Babaramo” Rama tha se shpreson që të fitojë gazetaria dhe letërsia, pasi sipas tij politika nuk ka humbur gjë.

“Fitoi gazetaria në këtë rast. Fitoi letërsia, sepse Blushi është një njeri që ka dhuntira të mjaftueshme dhe politikën nuk e ka bërë për hall apo se i kanë munguar dhuntitë.
Kështu që, politika nuk ka humbur ndonjë gjë të madhe, ndërsa fushat e tjera mund të fitojnë ndonjë gjë më të madhe, mund të bëjë më shumë dhe i uroj të bëjë më shumë se sa dëshiroi të bënte përmes politikës”, u shpreh Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button