Home / Kronika / Vota e emigrantëve, Xhafaj: Identifikim të vendndodhjes

Vota e emigrantëve, Xhafaj: Identifikim të vendndodhjes

 “Nëse vërtet të gjitha forcat politike dëshirojnë t’u mundësojnë realisht votuesve në emigracion, ushtrimin e të drejtës së votës, është momenti që të vendosim për sistemin që e mundëson këtë ushtrim të drejte. Ndaj dhe gjetja dhe aplikimi i një sistemi që mundëson votimin e emigrantëve, pa qenë të detyruar të paraqiten në një qendër votimi, është një sfidë shumë e vështirë në kushtet e kësaj klime politike të tensionuar artificialisht. Besoj se kontributi i ekspertëve të paangazhuar, si dhe i OSBE, apo edhe i organizatave të tjera ndërkombëtare do të na ndihmojë në gjetjen e një zgjidhje që ofron besim për të gjithë. Modelet në Europë dhe me gjerë nuk mungojnë në këtë rast”, tha Xhafaj.

Por për ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, është i rëndësishëm identifikimi i vendndodhjes së emigrantëve.

“Si ministër i Ministrisë nën përgjegjësinë e së cilës është regjistri i Gjendjes Civile të shtetasve, si dhe në një pjesë të vetë edhe procesi i përgatitjes së listës së zgjedhësve, dua të sjellë në vëmendje që aspekti parësor i sistemit të votimit të emigrantëve është identifikimi i vendndodhjes së tyre. Kjo vlen jo vetëm në rastin kur emigrantët do ta ushtrojnë të drejtën e votës nëpërmjet një flete votimi të dërguar me postë atyre dhe të kthyer po me postë prej tyre, por edhe në rastin e një votimi elektronik të distancë nga ata”, tha ai.

Xhafaj tha më tej se krahas identifikimit të saktë të emigrantëve duhet që sistemi i votimit për ta të sigurojë fshehtësinë e votës, transparencë të procesit të numërimit dhe nxjerrjes së rezultatit dhe integritet të procesit të votimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.