Kronika

OSBE-ja: Për votimin e emigrantëve keni mbështetjen tonë të plotë

Robert Wilton, kryetarë i Delegacionit të OSBE-së në Tiranë u shpreh sot në kryesinë e kuvendit në tryezën me temë “Votimi i shtetasve shqiptarë jashtë vendit” se, për OSBE Kuvendi i Shqipërisë është një partner strategjik afatgjatë. “Jemi krenarë që kemi mbështetur kuvendin në fuqizimin e rolit të tij. Mbështetja jonë lidhur me çështjet zgjedhore do të vijoi me çdo institucion këtu në Shqipëri dhe së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë si KiE. Votimi i emigrantëve është një çështje komplekse dhe e rëndësishme. Kjo posaçërisht kur reflektojmë se më një pjesë shumë e madhe e qytetarëve shqiptarë jetojnë jashtë vendit, si reflektim dhe e mirëqenies ekonomike në vend. Duhet të jeni shumë të kujdesshëm për të kuptuar se cila rrugë do ishte më e mira për vendin. Kjo reformë është gjithëpërfshirëse dhe duhet të ketë besueshmëri të lartë”, u shpreh Wilton.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button