Kosova

Apostolova thirrje liderëve të vendit: Urgjentisht ratifikojeni Demarkacionin me Malin e Zi

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalija Apostolova, ka thënë se Kosova duhet urgjentisht ta ratifikojë Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Sipas Apostolovas, Kosova nuk duhet të mbetet peng i individëve sepse kjo Marrëveshje është çështje me interes kombëtar për vendin.

Këto deklarime Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, i dha sot për kosovarët gjatë një prezantimi të prioriteteve të Presidencës Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Komisioni për Punë të Jashtme që nga e mërkura e ka proceduar në Kuvendin e Kosovës Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi.

Kjo letër mban datën e 17 janarit, vetëm dy ditë pasi e njëjta është diskutuar në Komisionin për Punë të Jashtme në krye me Vjosa Osmanin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button