Kronika

Tjetër gomone me drogë në Vlorë, trafikantët “zhduken”

Në orët e vona të mbrëmjes një gomone rreth 8 m e gjatë e ngarkuar me një sasi të konsiderueshme lënde narkotike e llojit kanabis, është kapur disa milje larg ujërave ndërkufitare në Vlorë.

Gomonia u bllokua nga policia e Vlorës në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Delta Forcë, QNOD dhe Guardia di Finanza, të cilat vijojnë kontrollet për parandalimin e trafikimit të narkotikëve përtej kufirit. Trafikantët e drogës arrijnë të largohen, pasi nxjerrin mjetin lundrues në breg, ndërkohë që policia vijon të krehë zonat përreth Vlorës për të rënë në gjurmët e tyre.

Informacione për nisjen e një ngarkese me lëndë narkotike nga brigjet shqiptare në drejtim të Italisë.

Njoftimi i Policise:

Vlorë

Kapet një gomone e ngarkuar me kanabis, policia në kërkim të trafikantëve.

D.V.P.Vlorë në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Delta Forcë, QNOD dhe Guardia di Finanza vijojnë kontrollet për parandalimin e trafikimit të narkotikëve përtej kufirit.

Gjatë kryerjes së këtyre kontrolleve, ditën e sotme, disa milje larg ujërave ndërkufitare u konstatua një gomone rreth 8 m e gjatë me sasi të konsiderueshme kanabisi. Gomonia ishte në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara për lëvizjen e saj në det.

Shërbimet policore po transportojnë lëndën narkotike pranë ambienteve të saj, për të bërë peshimin e saj. Gjithashtu po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre penale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button