roze

Vin Diesel me flokë dhe mjekër

vin-mjekra-lajmTrupi muskuloz dhe koka pa asnjë qime floku janë karakteristikat kryesore të tij, por për rolin në filmin e tij më të fundit aktori Vin Diesel ka flokë dhe një mjekër të dendur.

47-vjeçari pothuajse nuk njihet me “look”-un e ri në fotot që janë publikuar nga sheshxhirimi i filmit ‘The Last Witch Hunter’.

Filmi tregon historinë e një gjuetari shtrigash të pavdekshëm me emrin Kaldur (i interpretuar nga Vin Diesel), i cili përpiqet të ndalojë një epidemi që kërcënon të shkatërrojë njerëzimin.

Në kast bëjnë pjesë edhe aktorët Rose Leslie, Elijah Wood dhe Michael Caine. ‘The Last Witch Hunter’ pritet të shfaqet për herë të parë në kinema në vjeshtën e vitit 2015.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button