Bota

SHBA – Macron i ftuari i parë në Shtëpinë e Bardhë që prej ardhjes së Trump në pushtet

Presidenti amerikan, Donald Trump do të presë në Shtëpinë e Bardhë homologun e tij francez, Emmanuel Macron, njoftoi një përgjegjës amerikan.

“Data e saktë e kësaj vizite ende nuk është vendosur”, sipas të njëjtit burim.

Macron do të zhvillojë vizitën e parë shtetërore të organizuar nga presidenti amerikan që prej ardhjes së tij në pushtet, para një viti.

Dy krerët, që janë takuar disa herë, kanë marrëdhënie të mira, pavarësisht numrit të lartë të mospërputhjeve në shumë çështje, veçanërisht në atë të klimës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button