Home / Kronika / Dështon votimi në Kuvend: Rrëzohet lista e KLP-së dhe KLGJ-së

Dështon votimi në Kuvend: Rrëzohet lista e KLP-së dhe KLGJ-së

Kuvendi rrëzoi të enjten listën me kandidatët e propozuar nga nënkomisioni për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë të Gjyqësorit.

Lista e kandidatëve për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit u rrëzua me 69 vota pro dhe 29 kundër, ndërsa lista për Këshillin e Lartë të Prokurorisë u votua pro nga 72 deputet, por për të dyja këto lista duhet shumicë e cilësuar.

Çështja i kthehet nënkomisionit të KLP-së dhe KLGJ-së për të përpiluar një listë tjetër, duke mos përjashtuar emrat në listën e parë.

Po ashtu, Kuvendi miratoi sot me 89 vota pro vendosjen e një dite festive në kalendarin vjetor të Shqipërisë me rastin e Shënjtërimit të Nënë Terezës.

Ndërkohë pika tjetër e rendit të ditës, krijimi i Entit Ekonomik Kombëtar u votua pro nga 76 deputetë.

Ndërsa marrëveshja e qeverisë shqiptare me Bankën Europiane për Zhvillim (BERZH) për ndërtimin e hekurudhës Tiranë Durrës u miratua me 99 vota pro.

Leave a Reply

%d bloggers like this: