Politika

Viti 2018 përcaktues për integrimin e Shqipërisë në BE

Viti 2018 është vit përcaktues për ecurinë e mëtejshme të vendit tonë në procesin e integrimit evropian, theksoi të premten ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati.

Në kuadër të punimeve të Forumit Ekonomik Botëror të Davosit, kryediplomati shqiptar u takua sot me Komisionerin e BE-së për Zgjerimin, Johannes Hahn, me të cilin diskutoi kalendarin politik të Komisionit Evropian me Shqipërinë dhe ecurinë e reformave shtet-konsoliduese.

Në një postim në rrjetin social Facebook, ministri Bushati shprehet se “hapja e negociatave për anëtarësim në BE nuk është as për qeverinë e as për opozitën, por për Shqipërinë dhe shqiptarët”.

Related Articles

Nje koment

  1. Hahn.Ti je burri me i mire ne europe.Shqipetaret nuk do ta harrojne kurre ndihmen tuaj tani dhe brezat qe do vine.grupi fashist sali Berisha Lulezim Basha,Ilir Meta Petrit Vasili nuk duan ta futin Shqiperine ne BE.Kete e di gjithe bota.SHBA dhe BE te sjellin NATO ne Tirane.Me 27 janar do ta shikoni cfare do bejne keta fashista te papare ne bote.

Leave a Reply to drejtesia Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button