Kronika

Protesta e opozitës së bashkuar, zhvillimet minutë pas minute

Pas daljes së dy liderëve të opozitës nga selitë përkatëse të partive, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi ka nisur protesta e opozitës së bashkuara para kryeministrisë.

Pranë tyre ka mbërritur dhe ish kryeministri Sali Berisha. “De Facto, moralisht, qeveria ka rënë, ri në këmbë si skelet i një humbësire për t’u hedhur në Lanë më vonë”, tha Berisha.

Menjëherë pas himnit kombëtar nisën dhe fjalimet sipas programit të parashikuar. Teksa dy liderët Basha dhe Kryemadhi do të flasin në fund.

Spaho: Protestojmë për ekonominë që po varfërohet
Nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho ka çelu fjalimet e protesës, ku tha se protestohet për ekonominë që po varfërohet.

“Prania juaj e jashtëzakonshme në shesh tregon se ju ka sosur durimi me qeverinë e Edi Ramës dhe kërkoni ndryshim. Ne protestojmë sepse ekonomia po varfërohet, ndërsa Edi Rama, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Vilma Nushi po pasurohen. Ne jemi këtu për të shprehur revoltën e mijëra bizneseve të vogla, sepse Edi Rama kërkon të pasurojë kompaninë e vëllait të tij me futjen e bizneseve në skemën e TVSH”, tha Spaho.

Mediu: Simbol i Rilindjes është varfëria
Kreu i PR-së, Fatmir Mediu tha në fjalën e tij në protestë se Europën e duam në Shqipërinë e njerëzve të lirë.

“Jemi këtu t’i kthejmë përgjigje dhe atyre që na thonë nuk duhet të protestoni. Europën e duam në Shqipëri, të njerëzve të lirë, të një Europë që garantojnë një zhvillim ekonomik. Së bashku luftuam për vite me radhë, e bëmë Shqipërinë vend anëtar të NATO-s, hapëm rrugën evropaine, ndërtuam ekonomi të qëndrueshme, kurse sot kemi mbyllur çdo rrugë të së ardhmes tonë”, tha ai.

Ndoka: Rama pasardhës i Hamzait, jo i Skënderbeut
Kreu i PDK-së, Nard Ndoka tha se Rama e shpalli 2018 vitin e Skënderbeut, por po sillet si pasardhës i Hamza Kastriotit. Ai tha se Rama krijoi qeveri me shokët e lagjes dhe shokët e sportit.

“Rama na shpalli 2018 si vitin e Skëndërbeut duhet ta dijë se vetëm dy njerëz kanë bërë libra kundër heroit tonë kombëtar: një është miku i Ramës dhe tjetri është Kryeministri. Ai po sillet si pasardhës i Hamza Kastriotit”, tha Ndoka.

Dule: Protestojmë me nder dhe dinjitet human
Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule tha në fjalën e tij se po protestohet me nder e dinjitet human.

“Dinjitet dhe nder, është nderi human, dinjiteti qytetar që kanë sjellë sot mbarë shqiptarët për të demonstruar se fati që u rezervon kjo qeveri, nuk është fati që meritojnë ata. Nderi dhe dinjiteti nuk mund të shkojnë asnjëherë dorë për dore me një pushtet të vjedhur”, tha ai.

Duka: Të luftojmë për politikë të vlerave
Kreu i PAA-së, Agron Duka tha se detyra jonë tashmë është të luftojmë për politikë të vlerave të bazuar mbi fjalën e dhënë dhe premtimin e mbajtur.

“Zëri ynë do jetë në mbështetjen tuaj dhe kauzës tuaj të madhe. Ne ngulim këmbë se nuk mund të ketë zhvillim të bujqësisë dhe blegtorisë pa subvencione direkte. Duhet të kthejmë Shqiëprinë në një vend ku fëmijët tanë nuk kanë dëshirë të ikin por të qëndrojnë. Na takon ne që jemi këtu ti përkushtohemi detyrës së madhe që na pret përpara, të luftojmë për politike të vlerave të bazuar mbi fjalën e dhënë dhe premtimete mbajtura dhe jo të mashtrimit, vulgaritetit dhe denigrimit të kundërshtarit politik”, tha Duka.

Kryemadhi: Rama është vetëm, të protestojmë në të gjithë Shqipërinë

“Për herë të parë jeta politike shqiptare në këto 27 vjet ka një politikan që është vetëm, vetëm e vetëm i rrethuar nga kukullat e tij që nuk ia zgjasin dot jetën as dhe një minutë. Unë sot jam këtu si ju, si një nënë, si një grua, vajzë shqiptare që e do vendin e saj. Kryeministri ynë i drogës iu vuri sahatët e tyre. Ky kryeminsitër që i vuri sahate puseve të naftës që vodhi gjakun e shqiptarëve, naftëtarëve, të gjithë atyre djemve shqiptarë, ky njeri do të vendosë sahat për frymën e shqiptarëve. Ky njeri që e donte tepsinë me vete e ka dhe ta hajë me makaronat e itj dhe çdo gjë tjetër. Ky njeri që urren vendin e tij, familjen e tij, i cili nuk do flamuriun tonë, po tallet me të, ky njeri duhet të iki një orë e më përpara. Sot dua t’u them me dorë në zemër, më shumë se kurrë kjo protestë ka një rëndësi të veçantë, ka një rëndësi sepse për të gjithë ata skeptikë që nuk besojnë tek opozita, të cilët nuk kanë shpresë te Shqipëria sot kjo protestë i dcha zemër, të gjithë atyre njerëzve, burrave dhe grave të cilët kanë bërë gati plaçkat për tu larguar. sot kjo protestë u jep zemër të gjithë atyre të rinjve dhe të rejave që e ardhmja e tyre është në Shqipëri, prandaj sot më shumë se kurrë ne jemi këtu të gjithë bashkë”, tha Kryetarja e LSI-së

Basha: Vendimi i popullit, një qeveri antimafia! Rama ik!

“Në emër të opozitës dhe tuaj kërkoj largimin e Edi Ramës dhe qeverinë e tij të paligjshme, krijimin e qeverisë antimafia që do të luftojë krimin dhe do të çojë përpara reformën në drejtësi sipas Kushtetutës së Shqipërisë dhe do të përgatisë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Kjo kërkesë, ky akt solemn është vendimi popullor i kësaj proteste. Një raport i ri dhe i vërtetë mes forca ve politike, po mbi të gjitha një raport të ri mes qytetarëve të lirë dhe pushtetit të krimit. Sot vdes 25 qershori, mbaron dhe merr fund politika që mban pushtet të vjedhur, të blerë e të grabitur, sot vdes pushteti që nuk i përgjigjet qytetarëve dhe vullnetit të tyre. Ky është vendimi, kjo është thirrja e popullit që iu mohua liria të zgjedhë me votë, sepse narkoqeveria e Edi Ramës ndërseu bandat dhe paratë e drogës. Shpallim së bashku vendimin popullor për Edi Ramën dhe bandën e tij në pushtet. Një vit më parë qindra mijëra qytetarë u mbloidhën në shesh për të ndalu të keqen. Sot ne që jemi këtu shumë më shumë se në 18 shkurt, por dhe ata që qëndruan larg e shohin qartë se e keqja është e vërtetë, e keqja nuk ikën vetë, nuk ikën po nuk u luftua, po nuk u bashkuan të gjithë kundër saj, dhe ja ku jemi bashkuar sot, në këtë plebishit madhështor. Jemi bashkuar sot për motive të ndryshme, por me një qëllim, për të refuzuar qeverinë e paligjshme të Edi Ramës. Rama ik! Për të shpallur solemnisht se ne nuk e pranojmë më këtë bandë që i shërbejnë interesave plaçkitëse të një grupi njerëzish për tu pasuruar duke e grabitur shqiptarët dhe duke shndërruar shqipërinë tonë të dashur në çerdhe të krimit dhe drogës”, u shpreh kreu i PD-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button