Kosova

Haradinajt i refuzohet viza edhe nga britanikët, pas amerikanëve

Dy javë më parë, edhe Ambasada amerikane refuzoi t’i japë vizë Haradinajt, duke mos i lejuar atij udhëtimin drejt shtetit të Iowas. Masa të tilla po vihen re pas nxitjes që si Haradinaj, ashtu edhe kreu i shtetit Hashim Thaçi, i kanë bërë nismës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, pavarësisht se ngritja e saj është realizuar në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare.

Zyra e Haradinajt refuzon prej tri ditësh t’u japë gazetarëve të interesuar informacione mbi aplikimin e tij për vizë britanike. Më herët, misioni diplomatik i Francës në Prishtinë nuk e hodhi poshtë mundësinë e sanksionimit të deputetëve kosovarë me mosdhënie të vizave, nëse vazhdojnë ta përkrahin ligjin e Speciales.

Sipas zyrtarëve të saj, as që duhet menduar se një shkelje e tillë serioze e angazhimeve ndërkombëtare në Kosovë do të kalojë pa pasoja. Por, edhe pse përmendet mundësia e sanksioneve, në përgjigjen e Ambasadës thuhet se, sërish ajo ndan bindjen që arsyeja në fund do të triumfojë, pasi kjo është në interes të vendit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button