Ekonomia

IPARD II, grante për fermerët nga 10 deri në 500 mijë euro

Fermerët për çdo investim 1 milion euro ne sektorin e bujqësisë do të përfitojnë grant nga 10 mijë deri 500 mijë euro nga programi IPARD II.

Kjo është mbështetja më e madhe financiare që përfiton bujqësia nga programi IPARD II, me vlerë 94 milion euro i bashkëfinancuar nga qeveria shqiptare me 23 milion euro dhe 71 milion euro nga Bashkimi Evropian.

Grigor Gjeçi, Drejtor i Politikave të Zhvillimit në ministrinë e Bujqësisë, tha për ATSH-në se, kjo është një paketë financiare që Komisioni Evropian ia adreson vendeve që aderojnë për tu bërë pjesë e Bashkimit Evropian, ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Gjeçi shpjegoi se, ky program mbështet tre drejtime kryesore: 1- Investimet në fermë, (për prodhim qumështi, mishi, perime, vreshtari) 2- Përpunimin bujqësor (ku bëjnë pjesë bizneset në sektorit agro përpunues). 3- Diversifikimi në ekonomi ( turizëm rural, mbjellje të bimëve medicinale, përpunim i tyre etj)

Gjeçi tha se mbështetja financiare për këta tre komponentë, do të jetë, për masën e parë, që do të prekë investimet në fermë, ku fermerët do të marrin nga 10 mijë euro deri 500 mijë për investimin  në 1 milionë euro.

Për masën e dytë, ku bëhet fjalë për përpunimin, përfitimi shkon nga 20 mijë euro deri në 2 milionë euro dhe për masën e tretë, ku bëhet diversifikimi në aktivitete jo bujqësore, mbështetja do të shkojë nga 10 mijë në 400 mijë euro.

Ky program fillon zbatimin këtë vit dhe do të shtrihet deri në vitin 2023 në të gjithë vendin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button