Europa

Mbi 1 000 arrestime në një aksion kundër krimit të organizuar në Evropë

ee541-e1411558902952Më shumë se 1 000 arrestime u kryen në të gjithë Evropën dhe 30 fëmijë të shpëtuar nga një rrjet trafiku, në një operacion të paprecedentë që prekte disa sektorë të krimit të organizuar, njoftoi sot Zyra Evropiane e Policisë, Europoli.

“Bëhet fjalë për sulmin më të rëndësishëm të organizuar në Evropë kundër krimit të organizuar”, deklaroi drejtori i Europolit, Rob Wainwright, në Hagë, ku është selia qendrore.

Më shumë se 20 mijë përfaqësues të forcave të rendit morën pjesë në këtë operacion, të quajtur “Operacioni Arkimed”, duke sjellë më shumë se 300 veprime ndividuale.

Të 28 vendet e Bashkimit Evropian si dhe Norvegjia, SHBA-ja, Australia, Zvicra, Serbia dhe Kolumbia morën pjesë në këtë aksion, të koordinuar nga Europoli.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button