Kronika

Ekstradimi i Nezarit, të gjithë nën hetim

Por, megjithëse çelja e hetimeve për Nezar Seitin ishte gjatë muajve të fundit një fakt i deklaruar botërisht në media, nuk dihet ende se si do të justifikohen gjykatat, prokuroritë, Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Burgjeve për këtë mungesë dijenie.

Edhe nëse të gjithë nuk kanë parë asgjë dhe nuk dinë asgjë për këtë hetim, në fakt pranë Ministrisë së Drejtësisë ekziston një sistem on line përmes të cilit verifikohet gjendja e kujtdo që është nën hetim.

Nga ana tjetër, siç thonë burimet, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve është institucioni i dytë që duhej të dorëzonte një informacion pranë Ministrisë së Drejtësisë, se për çfarë mbahej në paraburgim që prej tetorit 2017 shtetasi Nezar Seiti.

Për dorëzimin e vlonjatit burgjet duhet të informonin se nga njëra anë ai ishte në paraburgim për llogari të hetimeve të nisura nga Krimet e Rënda dhe nga ana tjetër, sepse kërkohej edhe nga italianët.

Institucioni i tretë, që është Drejtoria e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, gjithashtu nuk i ka kryer siç duhet funksionet e saj, përderisa duhet të koordinonte të dhënat për këtë shtetas mes institucioneve, siç janë dy prokurori, ajo e Krimeve të Rënda dhe e Tiranës.

Të fundit që po verifikohen nga Prokuroria e Durrësit janë vetë prokurorët, përderisa rezulton se në vendimin që Top Channel disponon, prokurorja e Tiranes deklarohet pro ekstradimit, pasi sipas saj nuk rezulton të ketë hetim ndaj Nezar Seitit. Ky fakt pohohet dy muaj pasi pak metra më tej, Krimet e Rënda kishin nisur hetimet ndaj tij.

Por, edhe prokurorët e Krimeve të Rënda të dosjes “Habilaj-Tahiri”, ku ishte pjesë edhe Nezar Seiti do të jenë nën verifikim, përsa kohë edhe vetë avokati mbrojtes i Seitit, Detar Hysi ka depozituar një kallëzim.

Në këtë shkresë, avokati njofton Prokurorinë e Krimeve të Rënda, se duhet të vihen në lëvizje pasi shtetasi Seiti po ekstradohet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button