Home / Kosova / Spanja thotë se Kosova nuk është pjesë e zgjerimit të BE-së

Spanja thotë se Kosova nuk është pjesë e zgjerimit të BE-së

 

Vetëm një javë para miratimit të Strategjisë së zgjerimit për vendet e Ballkanit Perëndimor, e cila do të miratohet më 6 janar në takimin e kolegjit të komisarëve në Strasburg, Spanja ka vënë në pikëpyetje edhe një herë jo vetëm këtë strategji, por tërë procesin, për shkak të kundërshtimeve të ashpra që ka ky shtet ndaj përfshirjes së Kosovës në çfarëdo procesi, që lë përshtypjen se Kosova po trajtohet si shtet.

Në një letër, që thuhet se në formën e “non paper” Spanja i ka dërguar Komisionit Evropian në prag të miratimit të Strategjisë së zgjerimit në Ballkanin Perëndimor, të cilën e ka siguruar “Koha Ditore”, Spanja kundërshton përdorimin e termit WB6 (shkurtesë për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor) dhe shprehet se “Kosova nuk është pjesë e procesit të zgjerimit”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Nëse merren në konsideratë vërejtjet e Spanjës atëherë në vend të inkurajimit, Strategjia e zgjerimit dhe BE-ja do të shuanin edhe më shumë shpresat për besimin në procesin e zgjerimit të BE-së. Në qarqet diplomatike madje përmendet se Spanja mendon të kundërshtojë edhe pjesëmarrjen e Kosovës në Samitin e Sofjes mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor..

Leave a Reply

Your email address will not be published.