Home / Bota / Kritikohej nga Trump, dorëhiqet numri dy i FBI

Kritikohej nga Trump, dorëhiqet numri dy i FBI

Andrew McCabe, numri dy i Byrosë Federale të Hetimeve, të cilin Presidenti Donald Trump e ka kritikuar publikisht për subjektivizëm politik, dha dorëheqjen nga FBI-ja disa javë përpara daljes në pension.
Largimi tij nga agjencia më e lartë e zbatimit të ligjit në SHBA vjen një javë pas publikimit të raportimeve se Trump e donte jashtë FBI-së. Mediat amerikane pretendojnë se kreu i Shtëpisë së Bardhë i kishte kërkuar zyrtarit të lartë se për kë kishte votuar gjate një takimi në zyrën ovale.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Huckabee Sanders tha në një Konferencë për Shtyp se vendimi nuk ishte marrë nga Presidenti Trump. McCabe, me një karrierë 22-vjeçare në FBI dhe në pozicionin e zëvendës-drejtorit, kishte planifikuar të largohej në muajin mars, kohë që përkonte me daljen e tij në pension.

Por një zyrtar i FBI-së i cituar nga CBS News tha se McCabe vendosi të merrte “leje të hershme”, duke filluar nga e hëna, për të mos u kthyer më në zyrë. Burimi, i cili foli në kushte anonimiteti nuk dha detaje të mëtejshme.

Andrew McCabe ishte bërë objekt sulmesh nga Donald Trump dhe republikanët që e kritikonin lidhur me hetimet mbi Rusinë, pjesërisht për shkak se gruaja e tij Jill McCabe, mori disa qindra mijë dollarë donacione për kandidimin e saj të dështuar për një vend në Senat, nga një komitet politik i kontrolluar nga një mik i ish-kandidates demokrate për presidente Hillary Clinton.

Leave a Reply

%d bloggers like this: