Home / Rajoni / Maqedonia / Krijohet Këshilli i paqes në Maqedoni

Krijohet Këshilli i paqes në Maqedoni

Në Shkup u krijua Këshilli Shqiptar i Paqes në Maqedoni dhe me këtë rast disa parsonalitete shqiptarë i’u bashkangjitën familjes së Ambasadorëve të Paqes.

Këtë titull e ndan Federata Universale e Paqes dhe u jepet individëve që u përkushtohen praktikave që promovojnë vlera universale.

Në këtë konferencë morrën pjesë edhe ish presidentët e Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu dhe Rexhep Meidani, ish kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi dhe shumë personalitete të tjerë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës.

Kryetari i Federatës së paqes për Evropën Lindore, Jack Corley, foli mbi rolin e shqiptarëve në Ballkan, duke e cilësuar atë si një rol pozitiv në afrimin e popujve. Ai theksoi se Federata e Paqes Universale përtej të gjitha kufijve siç janë ato nacional dhe fetar, është një mjet për të krijuar paqe për të gjithë njerëzit. Corley tha poashtu se njësia kryesore për të krijuar një shoqëri paqësore është familja.

Federata e Paqes Universale është një rrjet global individësh dhe organizatash që i janë përkushtuar ndërtimit të një bote në paqe, bazuar në vlera morale dhe shpirtërore universale. Deri tani në botë numërohen mbi 100.000 Ambasadorë të paqes. Ndërsa në Shqipëri dhe Kosovë janë emëruar rreth 1500. Ambasadorët e paqes i takojnë sferës politike, akademike, fetare, të shoqërisë civile dhe të ngjajshme.

Leave a Reply

%d bloggers like this: