Home / Rajoni / Gjatë dhjetorit 2017 bullgarët kanë udhëtuar më shumë në Turqi, Greqi dhe Serbi

Gjatë dhjetorit 2017 bullgarët kanë udhëtuar më shumë në Turqi, Greqi dhe Serbi

Udhëtimet e bullgarëve jashtë shtetit gjatë dhjetorit të vitit të kaluar janë 459.2 mijë – apo 15,6% më shumë krahas dhjetorit të vitit 2016, informoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Më e madhja është rritja e udhëtimeve për pushime dhe ekskursione – 42,2%. Udhëtimet e punës gjithashtu janë më shumë – 11,4% dhe ato me qëllime të tjera – 6,3%.

Më shumë janë udhëtimet e regjistruara në Turqi, Greqi, Serbi, Rumani, Maqedoni, Itali, Austri, Spanjë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Gjatë dhjetorit të vitit 2017 vizitat e të huajve në Bullgari janë 596.1 mijë, apo 12,2% më shumë krahas dhjetorit të vitit të mëparshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published.