Rajoni

Projekte të përbashkëta mes Serbisë e Kinës

beogradGjatë vizitës së kryeministrit Alleksandar Vuçiq nga pak kohë më parë në Kinë janë shqyrtuar mundësit e përparimit të bashkëpunimit mes dy shteteve, kurse rezultati më i rëndësishëm është pajtimi për mbajtjen e Samitit të 16-të të kryeministrave të Evropës Qendrore e Lindore dhe Kinës në Beograd, në fundin e vitit. Pritet që në atë tubim do të arrihet marrëveshja për realizimin e disa projekteve infrastrukturore, siç është hekurudha më e shpejt mes Beogradit e Budapestit.
Kina është njëri prej investuesve më të mëdhenj në botë, kurse në Serbi ky shtet është prezent përmes disa projekteve. Kina gjithmonë punon sipas parimit të njëjtë: në nivelin e qeverisë përcaktohet aranzhimi për miratimin e kredisë së përshtatshme për ndërtim e infrastrukturës, kurse kushti është që kontraktorët kryesore të jenë kompani kineze. Sipas atij sistemi në Serbi ndërtohet ura Zemun – Borça me qëllim që të krijohen kushtet për trafik më të shpejt të mallrave e njerëzve. Sipas fjalëve të kryeministrit serb, ky projekt ka rëndësi kyçe për Serbi dhe atë shans duhet të përdoret. Për realizimin e tij interesohen edhe shtetet e tjera sepse kjo urë gjendet në Korridorin 10. Projekti i modernizimit të hekurudhës nga Beogradi deri tek Budapesti është pajtuar në vitin e kaluar mes kryeministrave të Kinës, Serbisë e Hungarisë në samitin në Bukuresht, por ende nuk është nënshkruar marrëveshja, çfarë pritet deri në fundin e vitit. Vlera e punëve në kësaj pjese të hekurudhës përmes Serbisë është 880 milion euro, kurse mjetet duhet të sigurohen nga linja e kredisë, të cilën Qeveria e Kinës e ka parashikuar në programin investues për shtete të Evropës Qendrore e Juglindore.
Kina interesohet edhe për disa projekte më në Serbi. Pra, Banka Popullore për Zhvillim të Kinës është e gatshme që të miratojë një huazim të përshtatshëm me qëllim që kompanit kineze të realizojnë projektet energjetike. Pas pjesëmarrjes në revitalizimin e Termocentralit „Kostolac“ kompanitë kineze kanë përgatitur propozimin teknik për rindërtimin e Termocentralit „Kolubara A“, kurse interesohen edhe për pjesëmarrje në mbarimin e ndërtimit të Termocentralit „Kolubara B“. Pranë asaj, planifikohet edhe ndërtimi i Zonës industriale Stublenica tek vendi Ub, kurse vlera e investimit është vlerësuar përtej 1.2 miliardë euro. Ndërtimi i Zonës Industriale duhet të fillojë në pranverë të vitit 2015, kurse parashikohet edhe hapja mes 10 e 15 mijë vendpunimeve të reja. Kompanitë kineze më shumë dëshirojnë të marrin pjesë edhe në procesin e privatizimit, kurse prodhuesi më i madh i traktorëve në Kinë, dëshiron që të investojë në firma në industrinë makine.
Sipas paralajmërimeve, pajtim për realizimin e atyre projekteve pritet në disa muaj të ardhshëm. Projektet e përbashkëta e këtyre dy shteteve duhet të kontribuojnë përparimit të bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht sepse shkëmbimi i mallrave është drejtuar vetëm kah importi i mallrave nga Kina. Sipas të dhënave të Odës ekonomike të Serbisë, në vitin 2013 vlera e eksportit të produkteve serbe në tregun kinez ka qenë vetëm 9.2 milion dollar, ndërsa importi nga Kina ka kapërcyer 1.6 milion dollar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button