Ekonomia

Doganat nxjerrin listën e re, 34 biznese nuk përfitojnë nga amnistia

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave publikoi listën me 34 subjektet që janë të dënuar me vendim të formës së prerë dhe që nuk përfitojnë nga ligji i faljes, që është duke u zbatuar.

Në një shkresë të firmosur nga zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Doganave, Arben Seferi jepen edhe emrat e 34 subjekteve që janë të dënuar me një vendim të formës së prerë dhe që duhet të kihen parasysh nga degët doganore, Drejtoria e Hetimit si dhe ajo e Teknologjisë së Informacionit, gjatë kryerjes së procedurave në zbatim të ligjit “Për pagesën/fshirjen/ shuarjen e detyrimeve tatimore detyrimeve të pagueshme në doganë si dhe procedurës së heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes/shuarjes së detyrimeve tatimore”.

Udhëzimi për zbatimin e faljes sanksionon se “njoftimi zyrtar i taksapaguesve të cilët përjashtohen nga zbatimi i ligjit do të bëhet në faqen zyrtare të organit tatimor qendror vendor doganor brenda 45 ditëve nga data e hyrjes në fuqi e këtij udhëzimi”.

Ligji për faljen e detyrimeve parashikohej të zbatohej deri në datën 31 dhjetor te vitit 2017, por DPD vijon me përpunimin e aplikimeve nga ana administrative, duke nxjerrë edhe listën me emrat e atyre që përjashtohen.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button