Kronika

Sherri në Dibër, policia arreston zv/kryetarin e Bashkisë

Policia bën të ditur gjithashtu se u shpall në kërkim e po punohet për kapjen e shtetasit L.(B).B.
Sipas policisë, arrestimi i Canit u bë pasi sot rreth orës 09:05, ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin L.(B). B, kanë goditur me sende të forta për shkak të detyrës në zyrën e tij shtetasit:

– D.M, 30 vjeç, me detyrë Drejtor i Burimeve Njerëzore në Bashkinë Dibër. Ky shtetas pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Peshkopisë ka dalë nga spitali;
– E.D, 33 vjeç, me detyrë inspektor INUV- në Bashkinë Dibër, pasi ka marrë ndihmën mjeksore në spitalin Peshkopi ka dalë nga spitali;
– H.D, 48 vjeç, me detyrë specialist Auditi, në Bashkinë Dibër, vijon trajtimin mjeksor në spitalin e Peshkopisë;
– L.D, 43 vjeç, me detyrë polic bashkiak në Dibër, ka marrë ndihmën mjeksore në spitalin e Peshkopisë dhe ka dalë nga spitali.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button