Ekonomia

Miratohen ndryshimet në ligjin “Për shoqëritë tregtare”

shoqeri tregtareKomisioni parlamentar i Ekonomisë miratoi të mërkurën disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”. Drejtori i Mbështetjes së Sipërmarrjes në Ministrinë e Ekonomisë dhe Sipërmarrjes, Bashkim Sykja, prezantoi disa nga risitë e këtij projektligji. Sipas tij disa momente që merr në konsideratë ky ligj, janë pavlefshmëria e themelit të shoqërive tregtare për pasojat e pavlefshmërisë, sidomos për palët e treta në mirëbesim.
Risi tjetër e tij është se ai përafron më tej ndarjen e kompetencave midis organeve të shoqërisë, të drejtat e përfaqësimit, të përfaqësuesve ligjorë dhe mbrojtjen e palëve të treta, të cilat në mirëbesim, kanë lidhur dhe marrëdhënie me shoqërinë. Element tjetër i ri ne ligj synon te ndaje personalitetin juridik të shoqërisë nga personaliteti i ortakëve apo i aksionarëve, spjegoi Sykja.
Për pr/ligjin u propozuan disa amendime nga anëtarët e komisionit, i cili më pas miratoi në tërësi dhe ndryshimet në ligj. Kjo nismë u miratua sot dhe nga komisioni i Ligjeve. Komisioni i Ekonomisë zhvilloi edhe një takim me përfaqësues të Bankës Botërore për mbledhjen e analizave sistematike nga Kuvendi, në kuadër të strategjisë 4 vjeçare të Bankës Botërore për vendin tonë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button