Home / Ekonomia / Shqipëria në 2017, Sekretariati i Energjisë vendos notën: Mirë energjia, keq nafta

Shqipëria në 2017, Sekretariati i Energjisë vendos notën: Mirë energjia, keq nafta

Nafta duket të jetë sektori ku Shqipëria ka bërë më pak përparim lidhur me përafrimin  e legjislacionit dhe plotësimin e detyrave të lëna nga Plani i Veprimit një vit më parë.

Përfaqësuesi i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Janez Kopac, raportoi në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese ku bëri një përmbledhje të ecurisë së vendit në disa aspekte gjatë vitit 2017. Sekretariati ka nënvizuar se energjia tashmë ka hyrë në rrugën e reformimit prej kohësh, por mbeten ende të paplotësuara disa aspekte dhe për këtë ka nxjerrë edhe konkluzionet.

“Aktet ligjore sekondare duhen përditësuar dhe miratuar sipas ligjit, përfshirë rregullat e  balancimit/kodin e rrjetit të OST. Duhet përfunduar certifikimi i OST, në bashkëpunim me Sekretariatin si dhe të përfundojë ndarja e OSHEE (duke përfshirë një program pajtueshmërie). Çmimet e KESH dhe OSHEE të liberalizohen plotësisht, DSP (furnizuesi publik) të përdoret në mënyrë të veçantë dhe të kufizuar, në përputhje me ligjin” thuhet në raport.

Lidhur me naftën, Shqipëria ende nuk ka vënë në zbatim pjesën që lidhet me rezervat e emergjencës.

“Janë gati dy projektligje, me shumë pak ndryshime, në lidhje me mbajtjen e rezervave emergjente të naftës. Megjithatë, nuk janë marrë ende vendime përfundimtare se cili është projektligji më i përshtatshëm. Sekretariati ka përgatitur, në nëntor 2015, përllogaritjet kryesore për Plan Veprimin. Nuk është bërë aspak progres sa u takon përparësive të identifikuara në Raportin Vjetor të Zbatimit të vitit të shkuar”, – vlerëson Sekretariati.

Në përparësitë kryesore në sektor, Sekretariati vlerëson pikërisht miratimin e ligjit përfundimtar për mbajtjen e rezervave të naftës.

Informimi deputetëve

Sekretariati ka vlerësuar se është e rëndësishme që deputetët, si vendimmarrësit kryesorë, duhet të informohen më mirë për çështjet e energjisë.

“Fuqizimi i deputetëve në mënyrë që të kenë njohuritë e duhura për të miratuar ligjet përkatëse dhe të mbikëqyrin më me efikasitet politikat e qeverisë në lidhje me energjinë. Të informohen mbi situatën aktuale të zbatimit, në vendet e tyre, të acquis të Komunitetit të Energjisë. Pjesëmarrja e Ekspertëve të Sekretariatit në grupet parlamentare të punës, në seanca dëgjimore dhe konferenca.”

Leave a Reply

%d bloggers like this: