Home / Ekonomia / Ahmetaj: Procedura e vlerësimit doganor do të ofrohet 100 % online

Ahmetaj: Procedura e vlerësimit doganor do të ofrohet 100 % online

Procedura e vlerësimit doganor do të ushtrohet tërësisht online që nga muaji shkurt. Ministri i Financave Arben Ahmetaj njoftoi sot se, për herë të parë sipërmarrja s’do të ketë kontakt të drejtpërdrejtë me punonjësit e doganës ne terren.

Vlerësimi do të bëhet në një qendër të dedikuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, tërësisht online e transparente, duke lehtësuar në maksimun kohën dhe kostot për bizneset.​

Sipas ministrit të Financave  vënia në zbatim e këtij projekti pritet të ulë ndjeshëm korrupsionin dhe abuzimet në këtë segment të shërbimit doganor.

Procedura e veprimeve online zëvendëson pak e shumë dokumentacionin që plotësonin agjencitë doganore për sipërmarrësit.

Vlerësimi doganor do të mund të bëhet në distancë duke shmangur kështu kontaktet e drejtpërdrejta me biznesin.

Vitin e kaluar deklarimi online u pilotua në disa biznese, teksa shërbimi është planifikuar të ofrohet për të gjithë operatoret ekonomike gjatë muajit të ardhshëm.

Përqendrimi i të dhënave online sipas doganave do të unifikojë procedurat e vlerësimit, ndryshe nga sa ka ndodhur aktualisht që vlera doganore është përcaktuar ndryshe nga një doganier tek tjetri për të njëjtin artikull.

Sakaq, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka bërë të aksesueshme të gjithë çmimet e referencave dhe doganore për të gjithë artikujt që importohen në vendin tonë. Gjithashtu doganat, nëpërmjet një kërkimi automatik, ka bërë publik edhe tarifat doganore online për të gjitha mallrat e importit.

Databaza me çmimet e referencave është vendosur në ëeb-in zyrtar ëëë.dogana.gov.al. Referenca për çmimin e artikullit të interesuar gjendet duke vendosur kodin e artikullit ose emrin e tij. Po në këtë mënyrë është ndërtuar edhe databaza me tarifat doganore që janë në fuqi për mallrat e importit.

Kodi doganor ka përcaktuar metodat e vlerësimit ku çmimi i referencës është i gjashti, por fatkeqësisht është shkuar nga i para tek e gjashta në pamundësi të vlerësimit me metodat e tjera. Por ngritja e një database të vlerës ku do të raportohet historiku i shitjeve të tre muajve të fundit do të shërbeje për krijimin e një baze reale të të dhënave për vlerësim dhe të minimizojë përdorimin e çmimeve të referencës.

Leave a Reply

%d bloggers like this: