Ekonomia

Indeksi i Demokracisë i The Economist: Shqipëria në përmirësim

“Inteligence Unit”, rrjeti i publikimeve i revistës së njohur “The Economist” ka publikuar Indeksin e Demokracisë për vitin 2017.

Shqipëria renditet në vendin e 77, mes shteteve me regjim hibrid, por përmendet nga raporti që ka shënuar përmirësim të dukshëm në vitin 2017 në vlerësim, së bashku me Maqedoninë. Shqipëria u vlerësua me 5.98 pikë në renditjen e 2017-s, (ku 10 tregon demokraci të plotë dhe 0 që mungon), nga 5.91 pikë në vitin e mëparshëm, duke shënuar dhe notën më të lartë që nga viti 2006 kur raportohen të dhënat.

Shqipëria ka renditjen e dytë më të mirë në rajon, pas Serbisë (66), ndërsa lë pas Malin e Zi (83), Maqedoninë (88), Bosnjën (101). Serbia është e vetmja nga Ballkani Perëndimor që renditet ne listën e vendeve me demokraci në lulëzim.

Pikët më të larta, Shqipëria i merr në treguesin e lirive civile, me 76.5, e ndjekur nga procesi elektoral dhe pluralizimi me 7 pikë, pjesëmarrja politike (5.56), kultura politike (5). Renditjen më të ulët Shqipëria e merr në treguesin e funksionimit të qeverisjes, me 4.71.

Raporti mat edhe lirinë e shprehjes, ku Shqipëria renditen në vendin e 47 në botë, me statusin pjesërisht e lirë. Serbia përmendet si një vend që ka përkeqësuar lirën e shprehjes në vitin 2017. Për shembull, thekson raporti, qeveritë e njëpasnjëshme në Serbi kanë kërkuar të ndikojnë mbulimin e lajmeve duke ushtruar ndikim politik mbi transmetuesit publikë dhe duke mbështetur disa media private të tilla si TV Pink që mbajnë një vijë më pak kritike antiqeveritare.

Demokracia e sulmuar

“Demokracia e sulmuar” është titulli i raportit të këtij viti. Në Indeksin e Demokracisë 2017 rezultati mesatar botëror ra nga 5.52 në 2016 në 5.48 (në një shkallë prej 0 deri në 10). Rreth 89 vende përjetuan një rënie krahasuar me 2016, më shumë se tre herë më shumë sesa vendet që shënuan një përmirësim (27), performanca më e keqe që nga viti 2010 pas krizës globale ekonomike dhe financiare.

Shtetet e tjera (51) kanë qëndruar në vend, pasi rezultatet e tyre kanë mbetur të pandryshuara krahasuar me vitin 2016. Një rënie në lirinë e medias është konstatuar gjithashtu. Larry Diamond, një nga demokratët më të mëdhenj në botë tha se po kalojmë drejt një “recesioni të demokracisë”, dhe kjo tendencë e stanjacionit dhe e regresit është reflektuar në Indeksin e Demokracisë.

Vendet më demokratike në botë janë Norvegjia dhe Islanda, me një vlerësim maksimal prej 10 pikësh, të ndjekura nga Suedia, Zelanda e Re, Danimarka, Irlanda, Kanadaja, Australia, Finlanda, Zvicra. Dy shtetet me nivelin më të ulët të demokracisë në botë janë Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Azerbajxhani.

Shtetet që kanë ka median më të lirë janë  Australia, Kanada Danimarka, Finlanda, Islanda, Irlanda, Luksemburgu, Zelanda e Re, Suedia, Shtetet e Bashkuara, që janë vlerësuar të gjitha me 10.

Liria e medias mungon tërësisht në Turqi, Turmekistan, Uzbekistan, që renditen të fundit në botë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button