Politika

Berisha: Ramën s’e rrëzojmë dot me votë! Ta rrëzojmë me forcë, por të shmangim gjakderdhjen

Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë i ftuar sot në emisionin Byro Politike” me gazetaren Juli Xhokaxhi në ABC News. Përball tij kanë qenë dhe analistët Lorenc Vangjeli dhe Baton Haxhiu!, ku me ta ka diskutuar për disa nga temat kryesore të aktualitetit, ku një pjesë të madhe e zuri diskutimi për protestë. Duket se ish kryeministri po u iken koncepteve politike se si funksionojne demokracite dhe ka bere thirrjje per rrezimin e Rames me force sepse me vote ate nuk e rrezon dot PD- LSI. Berisha tha se vendi ka lidership opozitar, por të presim që liderët të jenë në të njëjtën prerje kjo nuk ndodh kurrë.

“Qytetarët duhet të marrin përgjegjësinë, pasi këtu rrugëdalje me votë nuk kemi. Të bëjmë gjithçka për të shmangur gjakderdhjen, por duhet të bëjmë gjithçka për të rrëzuar qeverinë.

Rumunët përshkuan 450 kilometra për të shkuar në një shesh në Bukuresht dhe për të protestuar kundër një ministri”, tha Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha, deklaroi se nuk duhet të ketë më asnjë marrëveshje me Edi Ramën, duke deklaruar se se marrëveshja e vetme që duhet bërë është ajo e rrëzimit te Edi Ramën.

Ndërkohë që ka theksuar se Reforma territoriale i ka kthyer zgjedhjet në Shqipëri në zgjedhje fasadë.

‘Marrëveshje është rrëzimi i Edi Ramës. Sepse pa rrëzimin e Edi Ramës nuk ka zgjedhje. Unë kurrë nuk kam qenë për mos hyrjen në zgjedhje.

Reforma territoriale i shndërroi zgjedhjet në një fasadë. Kjo është reforma që në qarkun e Gjirokastrës me 120 mijë banorë ke 7 bashki, në qarkun e Tiranës me mbi 1 milion banorë ke 4 bashki’, deklaroi Berisha.

Sali Berisha, ish-kryeministër, deklaroi se opozita po bind gjithmonë e më shumë qytetarët e këtij vendi se është e gatshme të qeverisë vendin.

Pjesë nga deklaratat

Opozita u ngrit në këmbë, 100 ditë pas zgjedhjeve. Kimia e bashkëpunimit PD-LSI, funksionoi. Çështja e shifrave në çdo përcaktim ndryshim,. Shifra të tjera jep policia si rregull. Shifra të tjera jep kundërshtari dhe shifra të tjera organizatori. Shifrat le t’ia lemë bulevardit. Ajo ishte një protestë gjigande.

Pse besoni vërtetë se u trondit Edi RAMA?

Edi Rama u zhduk ishte arratia e tij e tretë politike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button