Home / Kronika / Ambasadori Lu pa dorashka: Politikanë, prokurorë, policë, ku i keni rezultatet?!

Ambasadori Lu pa dorashka: Politikanë, prokurorë, policë, ku i keni rezultatet?!

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të ambasadës së SHBA, në mënyrë mjaft të qartë e pa dorashka u është adresuar politikanëve, prokurorëve dhe policisisë, se ku i kanë rezultatet në luftën kundër krimit të organizuar.”Ju premtuat, populli po pret. Ku i keni rezultatet?”, shprehet ambasadori.

Mesazhi

“Politikanëve, policëve dhe prokurorëve: ju u zotuat përpara popullit shqiptar dhe përpara nesh. Ne investuam në burimet për t’ju ndihmuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ku janë rezultatet? Populli shqiptar do që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë. Komuniteti ndërkombëtar kërkon rezultate konkrete përpara vendimeve të rëndësishme këtë pranverë. Tik-tak.”

Ambasadori Donald Lu

Leave a Reply

Your email address will not be published.