Home / Ekonomia / Kuvendi i hap rrugën ndërtimit të aeroportit të Vlorës

Kuvendi i hap rrugën ndërtimit të aeroportit të Vlorës

Me 74 vota pro, asnjë kundër dhe pa abstenime, Kuvendi I Shqipërisë miratoi sot projektligjin i cili i hap rrugën negociatave mes shtetit Shqiptarë dhe shoqërive turke, “CENGIZ CONSTRUCTION dhe KALYON CONSTRUCTION”, për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.

Kuvendi i Shqipërisë nën presionin e opozitës, në seancë e sotme plenare votoi projektligjet me shumicë të thjeshtë, dhe  nuk arriti të marrë korumin e duhur prej 94 votash për miratimin e listës së plotë për anëtarët e KLGJ-së dhe KLP-së, i cili do rishqyrtohet në Kuvend në raundin e tretë.

Një nga pikat e rendit të ditës e cila hasi debat gjatë seancës së sotme plenare, ishte projektligji  i propozuar nga opozita, “për një ndryshim dhe shtese ne ligjin nr. 69/2012 “për arsimin parauniversitar ne Republikën e Shqipërisë” i cili u rrëzua me 74 vota të mazhorancës.

Me 74 vota të mazhorancës u miratua projektligji, për ratifikimin e marrëveshjes financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të RSH, të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Cassa Depositi e Prestiti S.P.A., për projektin me objekt “Studime fizibiliteti, hartim dhe planifikim në nivel përfundimtar dhe studimin dhe ndikimit mjedisor në fushën e infrastrukturës”.

Ndërsa Projektvendim “Për ngritjen e nënkomisionit “Për çështjet e të Drejtave të Njeriut”; dhe Projektvendim “Për ngritjen e nënkomisionit “Për Administratën Publike” u miratua me 74 vota pro asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.