Home / Kronika / Nafta “Virgin”, prokuroria kërkon 15 vite burg për Ardian Xhillarin

Nafta “Virgin”, prokuroria kërkon 15 vite burg për Ardian Xhillarin

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjykatë dosjen lidhur me skandalin e naftës Virgin.

Organi i akuzës ka kërkuar sot dënimin me 15 vjet burg të Ardian Xhillarit, i cili qëndronte në krye të kësaj skeme.

Biznesmeni akuzohet për shitjen e 4.4 milionë litra naftë virxhin, që ishte depozituar në magazinën fiskale në Kodër Mëzez pa paguar taksat, ndërsa aktualisht ndodhet i arrestuar në Zvicër.

Mbi Xhillarin rëndojnë akuzat për fshehje të ardhurash, mospagim taksash, si dhe pastrim parash. Nga hetimet e Prokurorisë rezulton që afera në fjalë të jetë shkaktuar një dëm prej 2 milionë eurosh ndaj buxhetit të shtetit.

“Këto veprime, ky i pandehur  i ka kryer me dashje direkte dhe me qëllimin e posaçëm për përfituar ekonomikisht duke hedhur për tregtim në mënyrë të paligjshme këtë produkt, që ishte i destinuar detyrimisht për eksport, pasi është i ndaluar për tu tregtuara në gjendjen që është. Në këtë mënyrë ky shtetas, me dashje direkte ka realizuar të ardhura në mënyrë të paligjshme të cilat nuk i ka deklaruar, nuk ka paguar detyrimet tatimore me gjithë mundësinë financiare që kishte, si dhe ka riqarkulluar të ardhurat e krijuara në mënyrë të paligjshme nëpërmjet sistemit bankar, duke kryer kështu figurat e veprave penale të parashikuara nga nenet 180§3, 181 dhe 287§3 të K. Penal”, sqaron organi i akuzës.

Ndërkohë për këtë çështje akuzohet edhe ish-nëndrejtoresha e doganave Lula Njebza, e cila sipas Prokurorisë ka shpërdoruar detyrën dhe kërkohet të dënohet 5 vite heqje lirie dhe 3 vite burg per Mirarbër Teneqexhiun, ish-Kryetar i Doganës Tiranë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: