Ekonomia

“Air Serbia” nisi fluturimet nga Beogradi drejt Tiranës

air serbiaKompania shtetërore ajrore serbe, “Air Serbia” nisi fluturimet direkte nga Beogradi drejt Tiranës, pas më shumë se gjashtë viteve mungesë. Pasagjerët që ishin pjesë e fluturimit të parë që u realizua me Airbus A319, ishin përfaqësues të qeverisë, të bashkisë së Beogradit, por edhe të aeroportit “Nikola Tesla”. Pas mbërritjes në Tiranë delegacioni u prit nga zyrtarët e Tiranës dhe të ambasadës së Serbisë në vendin tonë. Nga Beogradi për në Tiranë ishin 63 pasagjerë dhe në kthim u llogaritën 91. Ceo i “Air Serbia” Dane Kondić tha se nga ky shërbim pritet të përfitojnë më shumë se dy milionë shqiptarë që gjenden në diasporë. “ Ky shërbim do të ndikojë edhe në rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve dhe për turizmin. Suela Keri, shefe e departamentit të Financës në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës tha se : “ Mirëpresim hyrjen e shoqërisë ajrore serbe në aeroportin tonë. Kjo do të jetë një mundësi e shtuar për zhvillimin ekonomik midis dy vendeve. Ështëë një situatë që gjeneron fitime për të palët”. Fluturimet direkte mes Beogradit dhe Tiranës do të ofrohen tre herë në javë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button