Home / Kronika / Arrestohet ish drejtori i Rrugëve, Dashamir Xhika

Arrestohet ish drejtori i Rrugëve, Dashamir Xhika

Me urdhër të prokurorisë së Elbasanit është arrestuar ish drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve Dashamir Xhika.

Thuhet se ndalimi i tij është bërë pas hetimit të dosjes për abuzime të mundshme në rrugën Elbasan-Gjinar. Xhika është pjesë e një grupi prej 11 personash që janë ndaluar me urdhër të prokurorisë si të dyshuar për një dëm të madh të shkaktuar nga projekti i rruges Elbasan-Gjinar.

Mes të arrestuarve janë ish zyrtare të ministrise së Transporteve dhe drejtues të firmave ndërtuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published.