Politika

Rama për kufirin detar: Detajet e marrëveshjes jua jap në prill

Kryeministri Edi Rama nuk ka dhënë shumë detaje mbi marrëveshjen për kufirin detar me Greqinë as në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla. Ai ka premtuar se në prill do t’u tregojë shqiptarëve hartën ku do të tregohet se Shqipëria do të ketë  marrë atë që i takon.

Ujërat e detit Jon rrjedhin të qetë në dy brigjet atë të Shqipërisë e Greqisë.

Por opininioni publik në vendin tonë vazhdon të kërkojë sqarime për kufijtë. Është kryeministri Edi Rama këtë herë që nuk rrëzon deklaratën e ministrit të jashtëm grek Nikos Kotcias, por e sqaron domenthënien e saj.

Kjo nuk bind opinionistët të cilët këmbëngulin në dhënien e detajeve dhe pikave që i bashkon e i ndan me marrëveshjen e vitit 2009.

Duke mbetur në marrëveshjen e vjetër të rrëzuar nga gjykata kushtetuese një prej pikave të atij vendimi ishte mungesa e një autorizimi nga Presidenti i Republikës për grupin që negocioi draftin me palën greke. Pasi informohet nëse negociatorët e qeverisë që drejton kanë një autorizim të tillë, kryeministri Rama sqaron.

Ky debat nuk prodhoi detaje të reja mbi marrëveshjen që ende nuk është arritur sipas kryeministrit Rama. Në prill ai premton të ketë gati përgjigjet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button