Home / Rajoni / Cipras: Do të bëj më të mirën për zgjidhjen e çështjes së emrit me Shkupin

Cipras: Do të bëj më të mirën për zgjidhjen e çështjes së emrit me Shkupin

Kam përgjegjësi përpara vendit tim, deklaroi kryeministri grek, Aleksis Cipras gjatë një takimi me liderin e opozitës ”Demokracia e re” (ND), Qiriakos Micotaqis, njoftuan burime qeveritare.

”Micotaqis e akuzon shefin e qeverisë greke se ka ngritur çështjen e emrit të Maqedonisë për shkaqe politike, saktësisht për të përçarë partinë e djathtë opozitare, ND”, shtuan ato.

”Ndërkohë, Cipras siguroi liderin e opozitës se nuk e kishte ndërmarrë këtë veprim as për të përçarë opozitën dhe as për ta bashkuar atë”, thanë burimet.

”Për sa kohë do të jem kryeministër i vendit, unë do të kem përgjegjësi përballë tij dhe historisë”, theksoi Cipras.

”Unë do të bëj më të mirën time për zgjidhjen e kësaj çështjeje”, përfundoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.