Kronika

Përmirësohet situata nga përmbytjet, 150 efektiv të FA në terren

Situata është përmirësuar dhe niveli i ujit ka rënë në të gjithë pellgun Levan – Ura e Mifoli- Novosele, ndërsa 150 efektiv të Forcave të Armatosura janë në terren.

Nëpërmjet një njoftimi nga Ministria e Mbrojtjes bëhet e ditur se situata sot është e përmirësuar. “Ka rënie të nivelit të ujit në të gjithë pellgun Levan në fshatrat Fitore dhe Novoselë të Vlorës – Ura e Mifoli- Novosele”, thuhet në njoftimin për shtyp

Forcat e Armatosura janë prezent me 150 efektive në terren si në Levan, Ferras, Novosele.

Ndërkaq Komanda Mbështetëse e FA dhe Batalioni i Mbështetjes Rajonale kanë nisur punën në fshatin Darëzezë për largimin e ujit.

Gjithashtu, bëhet e ditur se në Novosele mëngjesin e sotëm është bërë evakuim i dy banorëve të cilët kanë kërkuar ndihmë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button