Ekonomia

USAID do të vazhdojë mbështetjen për bashkinë e Fierit

usaid-525x350Përfaqësuesi i ri I USAID-it në Shqipëri, Marcus Jonson, ka zhvilluar një takim prezantues me kryetarin e Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqaj, ku ka deklaruar mbështetjen e fuqishme që USAID i jep dhe do të vazhdojë t’i jape kësaj Bashkie në zhvillimin e qytetit të Fierit. Z. Jonson u shpreh se e gjen Fierin shumë impresionues. Përfaqësuesi i lartë i USAID-it në Shqipëri garantoi mbështetje për projekte zhvilluese të qytetit të  Fierit, duke shprehur interesim të vecantë për sistemin e ndricimit publik. Ky projekt pilot që mendohet të zbatohet në 10 lagje të qytetit, ka përfunduar fazën e studimit dhe të hartimit  dhe shumë shpejt do të nisë nga zbatimi. Interesi i USAID për këtë projekt pilot do të vazhdojë të jetë maksimal, duke mbështetur fuqishëm dhe zbatimin e tij në terren. Zbatimi i këtij projekti jo vetëm do të përmirësojë cilësinë e ndricimit në rrugët e qytetit, por do të ulë dhe kostot reale të tij.

Kryetarit i Bashkisë se Fierit, Baftjar Zeqaj, prezantoi sfidat e Bashkisë në të ardhmen e afërt, që lidhen ngushtësisht me hartimin e politikave të reja për një rajon më të gjerë për shkak të ndarjes së re territoriale. Sfida e parë është ajo e një strategjie të re për qytetin e Fierit, ku do të merret mendimi i qytetarëve dhe sfida e dytë është ajo e hartimit të një plani të ri rregullues.
Përfaqësuesi i USAID-it në Shqipëri, Marcus Jonson, ka shprehur gjatë takimit konsiderata për punën e bërë dhe ka hapur dyer të reja bashkëpunimi për të ardhmen e afërt në mbështetje të projekteve që do të ndryshojnë pamjen e këtij qyteti, projekte që tashmë kanë marrë formën e tyre përfundimtare dhe që presin të zbatohen.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button