Home / Presidenciale / Nishani merr pjesë në Nismën Globale Clinton

Nishani merr pjesë në Nismën Globale Clinton

Presidenti i Republikes, Bujar Nishani mori pjese ne Takimin e Dhjete te Nismes Globale Klinton, qe zhvilloi punimet ne New York (1)

Presidenti Nishani mes pjesemarresve ne takimin e 10-te te Nismes Globale Clinton

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ishte i ftuar të mërkurën nga ish-Presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, në Takimin e Dhjetё tё Nismës Globale Clinton, që zhvilloi punimet nё New York, nga 21-24 shtator 2014.
Sipas zyrës së shtypit të Presidencës, në sesionin plenar tё mbylljes të kësaj veprimtarie të rëndësishme e të përvitshme me temë “Rimagjinimi i ndikimit” që trajtoi, bazuar nё pёrvojё, se si i vlerësojnë anëtarët e kësaj nisme rezultatet e përkushtimit të tyre, si i shfrytёzojnё sukseset dhe mësojnë nga dështimet pёr tё nxitur qasjet paraprirёse qё ndikojnё nё krijimin e vlerave dhe në zhvillimin e botës, Ish- Presidenti Clinton pёrshёndeti Presidentin Nishani pёr praninё nё kёtё sesion.
Nё fjalёn e tij pёrshёndetёse, ish-Presidenti amerikan  vuri nё dukje gjithashtu bashkёpunimin e ngushtё me Shqipёrinё gjatё Presidencёs sё tij dhe theksoi mё tej, se koha ka provuar se sa i drejtё ishte vendimi amerikan pёr tё vepruar energjikisht pёr tё shpёtuar shqiptarёt e Kosovёs nga dhuna dhe gjenocidi serb.

Presidenti i Republikes, Bujar Nishani mori pjese ne Takimin e Dhjete te Nismes Globale Klinton, qe zhvilloi punimet ne New York

Ish-Presidenti Bill Clinton ne takimin e 10-te te Nismes Globale Clinton

Presidenti i Republikës ndodhet në New York në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e sesionit të 69-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që i çeli punimet ditën e djeshme, me fjalën e mbajtur nga sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon dhe Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Kreu i Shtetit shqiptar do t’i drejtohet Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara me një fjalë gjatë ditës së sotme.

Leave a Reply

%d bloggers like this: