Home / Kronika / Hidhet shorti, caktohet lista finale për KLP dhe KLGJ

Hidhet shorti, caktohet lista finale për KLP dhe KLGJ

Nënkomisioni Kuvendorë për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe Prokurorisë ka hedhur shortin për listën e kandidatëve për dy institucionet e reja të Drejtësisë (KLP dhe KLGJ).

Komisioni i drejtuar nga Ulsi Manja, Deputet i PS, nuk ka arritur konsensusin për të ndërtuar një listë të përbashkët dhe sipas ligjit, u hodh shorti,  nga i cili u caktuan dy listat që do i dorëzohen kuvendit në seancë plenare.

Ky është raundi i tretë që i shkon kuvendit për votim edhe nësë rrëzohet, ajo miratohet automatikisht.

Anëtarët e zgjedhur me short për KLGJ.

Kandidatët nga Avokatia për KLGJ: Fatmira Luli, Alban Toro. Kandidatët nga Pedagogët për KLGJ: Erjon Muharremaj, Maksim Qoku

Kandidatët nga Shoqëria Civile për KLGJ; Naureda Llagami. Anëtarët e zgjedhur me short për KLP. Kandidatët nga Avokatia për KLP, Nurihan Seiti Meta, Tartar Bazaj. Kandidatët nga Pedagogët për KLP, Gent Ibrahimi, Sander Beci. Kandidatët nga Shoqëria civile për KLP, Alfred Balla.

Në dy raundet e para, kuvendi ka dështuar në gjetjen e konsensusit dhe listat janë rrëzuar. Tashmë mbetet raundi i tretë për tu parë nëse do ketë dakordësi./e.caushi

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.