Home / Kosova / Kryeministri malazez, Dushko Markoviq, sot në Prishtinë

Kryeministri malazez, Dushko Markoviq, sot në Prishtinë

 

Kryeministri malazez, Dushko Markoviq, sot do ta vizitojë Kosovën me ftesë zyrtare të kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt.

Markoviq, sipas agjendës qeveritare, do të arrijë në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” në orën 08:00, të cilin do ta presë ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli.

Takimin e parë zyrtar Markoviq do ta zhvillojë me homologun e tij kosovar, ku pritet të diskutojnë rreth zgjidhjes së çështjes së demarkacionit mes dy vendeve, marrëveshje e cila për më shumë se dy vjet nuk po arrin të miratohet në Kuvendin e Kosovës.

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, Markoviq do ta takojë edhe kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Kryeministri i Malit të Zi gjatë vizitës së tij në Kosovë nuk do ta takojë Presidentin Hashim Thaçi, pasi ky do të udhëtojë për në SHBA, ku do të marrë pjesë në “Lutjet e Mëngjesit”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: