Home / Kronika / Ardi Veliu merr detyrën: Policia ka nevojë për një ritëm të ri

Ardi Veliu merr detyrën: Policia ka nevojë për një ritëm të ri

“Policia ka nevojë për një ritëm të ri, më dinamik për të përballuar sfidat që ka. Policia e Shtetit sot ka nevojë për një menaxhim më eficent të burimeve njerëzore”.
Me këto fjalë, Ardi Veliu mori edhe zyrtarisht detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në një ceremoni ku i pranishëm ishte edhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Veliu mori gradën “Drejtues i Parë” në konkursin që u zhvillua më 24 janar. Kjo ishte e vetmja pengesë ligjore e cila e pengonte atë të zgjidhej në këtë detyrë. Por kush është karriera e tij?!

Formimin e parë Veliu e ka marrë në shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej” për të vijuar më pas me studimet në Akademinë Ushtarake dhe në Akademinë e Policisë. Më pas Veliu kryen studime edhe në Akademinë e Policisë në Ankara të Turqisë. Disponon edhe diplomë për menaxhim biznesi dhe juridik.

Ndër detyrat e rëndësishme që kreu i ri i policisë ka mbajtur gjatë karrierës së tij janë shef rendi në Vlorë, shef komisariati në Durrës, zv/drejtor policie në Tiranë, drejtor i policisë rrugore dhe së fundmi drejtor I policisë së Tiranës. Në vitin 2007, Veliu është larguar me kërkesën e tij nga policia.

Për 7 vjet ai mbajti detyrën e drejtorit të policisë bashkiake në Vlorë, në kohën kur kryebashkiak ishte Shpëtim Gjika. Pas rikthimit sërish në polici në vitin 2013, ai e gjen vetën në kupolën drejtuese në uniformave blu.

Leave a Reply

Your email address will not be published.