Rajoni

Greqia konfirmon pjesëmarrjen në koalicionin kundër ISIS-it

aaa625Greqia vendosi të marrë pjesë në operacionet e koalicionit ndërkombëtar të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër luftëtarëve të Shtetit xhihadist Islamik në Siri dhe Irak (ISIS), njoftoi Ministria e Jashtme greke.

Përfshirja e vendit ballkanik në fushatën ajrore kundër ISIS-it do të jetë në nivel politik, çka nënkupton dërgimin e ndihmave humanitare në zonat e luftimeve, si edhe në nivel ushtarak nëpërmjet furnizimit me municione për forcat kurde, që luftojnë kundër xhihadistëve.

“Pjesëmarrja ushtarake e Greqisë u vendos pas sugjerimeve të vlefshme nga Ministria e Mbrojtjes, në veçanti nga Komanda e Forcave të Armatosura”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme greke.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button