Rajoni

Hahn porosit Beogradin: Njëherë zgjidhni Kosovën, pastaj mund të flasim kur mund të hyni në BE

Komisari për Fqinjësi dhe Zgjerim Johannes Hahn në një intervistë për TV O2 të Serbisë ka folur për Strategjinë e Zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe ka theksuar se viti 2025, si datë për anëtarësimin e Serbisë dhe Malit të Zi në BE, është “afat i realizueshëm dhe real, por edhe ambicioz”, transmeton Gazeta Express.

I pyetur se cilat janë obligimet dhe pengesat më të mëdha për Serbinë në rrugën drejt anëtarësimit në BE, euro-komisari ka thënë:

“Një prej tyre gjithsesi është normalizimi me Kosovën, ndërsa tjetra janë rezultatet në fushën e sundimit të së drejtës. Ligjet kryesisht ekzistojnë, diku harmonizimet e mëtejshme janë të domosdoshme, por ajo që vërtet është me rëndësi është prova për rezultatet dhe zbatimin e tyre”.

Express përkujton se po sot, në ditën kur po prezantohet Strategjia për Zgjerim e BE-së, kryetari i Këshillit të Evropës Jean Claud Juncker gjithashtu tha se 2025-ta “domosdo” është viti kur Serbia dhe Mali i Zi do të bëhen pjesë e BE-së, porse ajo është një datë indikative dhe inkurajuese.

“Është gabim të thuhet se unë dhe KE kemi thënë Serbia dhe Mali i Zi patjetër duhet të hyjnë në BE deri më 2025”, tha Juncker në Strasburg, duke theksuar se të dy vendet kanë shënuar përparime, porse duhet të vazhdojnë të punojnë me përkushtim dhe të ndjekin atë rrugë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button