MaqedoniaRajoni

KE: Maqedonia bën progres të dukshëm në rrugën eurointegruese

Maqedonia bën progres të dukshëm në rrugën euroatlantike dhe Komisioni Evropian është i gatshëm të përgatitë rekomandim për hapjen e negociatave mbi bazë të kritereve të përmbushura, thuhet në Strategjinë e KE-së për Ballkanin Perëndimor, që në konferencë të përbashkët për shtyp sot e prezantuan përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federika Mogerini dhe eurokomisari për zgjerim Johanes Han.

Në raportin e KE-së theksohet se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë mundësi për progres në rrugën e tyre euroatlantike, se të gjitha vendet vlerësohen në batë korrekte dhe objektive, në varësi të progresit  dhe meritave të tyre dhe në varësi të shpejtësisë së tyre.

KE thekson se perspektiva e këtillë, plotësisht varet nga vullneti i fortë politik, dërgesa e reformave të vërteta dhe të qëndrueshme, si dhe zgjidhje definitive të problemeve me fqinjët.

Strategjia i sqaron hapat e ardhshëm që duhet t’i marrin Mali i Zi dhe Serbia me qëllim që ta përfundojnë procesin inkuadrues deri në vitin 2025, derisa vendet e tjera do të mund t’i arrijnë, por  këto dy vende janë të vetmet në rajon të cilat i kanë hapur negociatat.

Shqipëria, gjithashtu, vendi ynë bën progres të dukshëm në rrugën euroatlantike dhe KE-ja është e gatshme të përgatisë rekomandim për hapjen e negociatave mbi bazë të kritereve të përmbushura, derisa për Bosnjë e Hercegovinën theksohet se me përpjekje dhe angazhim të rëndësishëm vendi do të mund të bëhet kandidat për asociacion.

Kosova, vlerësohet, se ka mundësi për progres të qëndrueshëm përmes zbatimit të Marrëveshjes për stabilizim dhe asociim dhe progres në rrugën e saj euroatlantike, pasi do të krijohen kushte për këtë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button