Home / Rajoni / Maqedonia / Mickovski: Maqedonia e sheh ardhmërinë e saj në NATO dhe BE

Mickovski: Maqedonia e sheh ardhmërinë e saj në NATO dhe BE

Në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Uashington kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski pati fjalim në Konferencën për siguri të organizuar nga Kongresi i SHBA-së.

Në Konferencë fjalim pati edhe Senatori Roxher Uiker, si dhe kongresmenët Robert Aterhollt dhe Robert Pitinxher. Në fjalimet e tyre ata e theksuan përkushtimin e SHBA-së në luftën kundër terrorizmit si dhe nevojën nga bashkëpunimi me vendet e Evropës Juglindore, veçanërisht nga pikëpamja e sigurimit.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski në fjalimin e tij theksoi se RM-ja e sheh ardhmërinë e saj në NATO dhe BE.

Nga perspektiva jonë, NATO-ja është shtylla kyçe në Arkitekturën euroatlantike bashkëkohore të sigurimit, ndërsa BE-ja është fuqia kryesore lëvizëse për zhvillim demokratik, ekonomik dhe social të Kontinentit evropian. VMRO-DPMNE-ja është parti politike e cila është e vetëdijshme se prioritetet strategjike siç janë anëtarësimi në NATO dhe në BE, si dhe zhvillimi i partneritetit strategjik me SHBA-në, mund të realizohen përmes implementimit të reformave, zhvillimit të bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhënieve fqinjësore, por edhe kontribut të vazhdueshëm ndaj sigurisë dhe bashkëpunimit rajonal dhe euroatlantik, theksoi Mickovski.

Leave a Reply

%d bloggers like this: