Home / Politika / Rama: Reforma antitepsi, më pak dokumente për qytetarët

Rama: Reforma antitepsi, më pak dokumente për qytetarët

Reforma e nisur nga qeveria në shërbimin publik është një transformim historik në marrëdhënien e shtetit me qytetarët dhe sipërmarrësit, duke shkurtuar në mënyrë drastike burokracitë, por mbi të gjitha për t’i dhënë fund korrupsionit në zyrat shtetërore.

Në Konferencën Kombëtare për Reformimin e Shërbimeve Administrative, mbajtur sot në Tiranë, kryeministri Edi Rama evidentoi faktin se vetëm në fazën e parë është shkurtuar 1360 vjet pritje në një vit, sipas tij, një volum i paimagjinueshëm kohe,  stresi dhe sigurisht, shpenzimet që rëndonin në xhepin e qytetarëve.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë paralajmëroi të gjithë punonjësit e korruptuar të administratës dhe ata që torturojnë qytetarët, duke mos iu shërbyer.

“Është një reformë antitepsi e mirfilltë në kuadër të objektit strategjik të ndërmarrë nga qeveria për ta çuar tepsinë për skrap. Shumë kush që kërkon punë në shtet, nuk e kërkon për t’i shërbyer shtetit por për të zgjatur duart në xhepin e qytetarë, që e sheh si mundësi që edhe ai të ketë shansin për të futur edhe ai dorën në tepsinë  e madhe që për fat të keq u bë sheshi për përsheshin e partive dhe arsyeja e moskrijimit të kushte që shteti dhe administrate të mos modernizohen”, tha Rama.

Nëpërmjet kësaj reforme, shkurtohet numri i ndërveprimeve mes qytetarit dhe shtetit, mes shtetit dhe sipërmarrësit, duke shkurtuar duart e shtetit në jetën dhe xhepin e qytetarëve dhe sipërmarrësit. Paralelisht kjo reformë ulë në mënyrë drastike procedurat, duke ulur numrin e letrave, dokumenteve, licensave, autorizimeve dhe lejeve që kërkohen apo vërtetimet e pafundme.

Reforma në drejtësi, ilaçi i duhur për ti dhënë fund korrupsionit

Kryeministri e ka cilësuar Reformën në Drejtësi dhe Vetting-un si ilaçin e duhur për t’i dhënë fund korrupsionit në nivel të lartë.

Ai paralajmëroi të gjithë punonjësit e korruptuar se do të përballen me një betejë të ashpër dhëmbë për dhëmbë me qeverinë.

“Dhuna, stresi e tortura e parazitëve ndaj qytetarëve në administratë, është betejë dhëmb për dhëmb me armikun që është paraziti dhe grabitqari në zyrën e shërbimit përkatës”, tha Rama.

Por ai shtoi se “Reforma në Drejtësi dhe Vettingu, janë ilaçi i duhur për korrupsionin e lartë, edhe Vettingu. Kemi dhe korrupsionin e gjithëpërhapur, që është tipik për vendet në zhvillim dhe që nuk e gjen në vendet e zhvilluara, ku korrupsioni i lartë është prezent kudo. Ne do vazhdojmë procesin, kemi realizuar disa gjëra të rëndësishme, mes tyre realizimi i një ëndrre të pa imagjinueshme për të gjithë importuesit duke hequr figurën e doganierit nga familja e tyre. Sot të importosh në Shqipëri dhe të eksportosh, do të jetë një proces pa doganierin në mes. Mjafton një kompjuter dhe për 20 minunta zhdoganon mallin”.

Duke shtuar se do të shkohet me më shumë forcë në këtë proces duke hequr mundësinë për të marrë shërbime në dorë me letër kur këto shërbime janë të disponueshme në rrugë dixhitale, Rama e konsideroi të rëndësishme që qytetarëve duhet tu krijohen mundësitë të marrin atë që ju takon papritur që ky operacion të përfundojë dhe të japë rezultatet në 4 vjet.

“Sot çdo kush duhet të ketë forcë

të reagojë dhe të marrë atë që i takon kur ai ka përballë një parazit që e pengon të drejtën e tij”, tha Kreu i Ekzekutivit.

Platforma e bashkëqeverisjes, rruga reale për zgjidhjen e halleve të qytetarëve

Kryeministri u ndal më tej në platformën e bashkëqeverisjes me qytetarët, ku ne vetëm 3 minuta përmes portalit “shqipëriaqëduam.al”, bëhet e mundure që jo vetëm të dëgjohet për t’i jepet zgjidhje shqetësimit dhe problemit nga qytetari dhe sipërmarrësi.

“Në vend që të kërkosh mik të japësh lek që zgjidhja të vijë nga rrugë të vjetra, mund ta zgjidhësh vetë problemin tënd për tre minuta duke futur mikun më të madh, qeverinë, më të lartë ministrin apo ministren përkatëse sipas sektorit ku ti po kërkon të drejtën”, sqaroi ai.

Kryeministri u ndal në shifra konkrete të denoncimeve. “Kemi mbi 250 raste konkrete që e prodhojnë këtë, sot kemi 35 punonjës  të hipotekave që janë në derën e prokurorisë.  Nuk i ka dërguar Auditi, KLSH apo hetimi administrative. I ka dërguar ai numër qytetarësh që kanë reaguar, ngritur krye që kanë marrë tre minuta te “shqipëriaqëduam.al”. Kanë denoncuar rastin që është marrë në dorë nga ministrja e Drejtësisë, është hetuar brenda 10 ditësh dhe për gjitha rastet që titulli i pronësisë i ka takuar qytetarit e kanë marrë. Janë hetuar ata që e kanë penguar prej vitesh”, deklaroi Rama.

Rezultate e pare të kësaj reforme të rëndësishme, e sollën edhe vetë qytetarë të pranishëm në këtë konferencë. Një ndër rastet, kishte të bënte me marrjen e certifikatës së pronësisë nga një zonjë e cila priste para dyerve të hipotekës që prej vitit 2005. “Më kanë sorollatur prej kaq shumë vitesh. Por bashkë me vajzën u regjistruam në portal dhe brenda 10 ditësh arrita të merrja certifikatën e pronësisë”, tha ajo.

Ky është thelbi i platformës së bashkëqeverisjes, tha Rama, që shumë nga shkencëtarët e kazanit çfarë nuk komentojnë por që nuk arrijnë të shohin siç është. Një instrument për t’i rënë grusht turinjve një grabitqari që është i veshur me kostum dhe që rri mbrapa recepsionit ku në vend që të të japë të drejtën të nxin jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.