Home / Rajoni / Hahn në Beograd: Për BE, me rëndësi cilësia e jo shpejtësia

Hahn në Beograd: Për BE, me rëndësi cilësia e jo shpejtësia

Teksa Kosova  nuk është e pakënaqur me strategjinë dhe vlerëson se në të vendet janë futur në  një konkurencë të pabarabartë, Eurokomisioneri Hahn po qëndron në Beorgad, nga ku ka deklaruar se të gjitha vendet e Ballkanit Perendimor kanë perspektivë të treguar qartë me strategjinë e publikuar dje nga KE, e kjo strategji duhet të jetë një trysni pozitive për të gjithë politikanët e rajonit.

Në konferencën e përbashkët me presidentin serb Vuciq, Hahn deklaroi se dialogu Beograd Prishtinë duhet të jetë në interes të perspektivës europiane të të dy vendeve.

Sipas tij, nuk shpejtohet me data konkrete pasi me rëndësi është cilësia e jo shpejtësia, me rëndësi është zgjidhja që do ti kontribuonte paqes dhe stabilitetit. Sipas Hahn eurointegrimet janë regatë dhe jo  konvoj, që do të thotë se vendet e rajonit do të antarësohen sipas rezultateve në reformat e kërkuara.

Ai ripërsëiriti se stabiliteti afatgjatë kërkon pajtim dhe mardhënie të mira fqinjësore dhe BE nuk mund të pranojë brenda saj kontestet e pazgjidhura të vendeve Ballkanike.

Leave a Reply

%d bloggers like this: