Europa

Hollande: Franca nuk dorëzohet kurrë përballë shantazheve

Presidenti-francez-Francois-Hollande-5Franca po kalon një test të vështirë, por ajo nuk do të dorëzohet kurrë përballë shantazheve, deklaroi dje në mbrëmje presidenti francez, François Hollande përpara Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, vetëm pak orë pas vrasjes së një pengu francez nga një grup xhihadist në Algjeri.

“Franca nuk do të dorëzohet kurrë përballë shantazheve. Lufta kundër terrorizmit duhet të vazhdojë”, deklaroi Hollande në foltoren e OKB-së.

“Ai quhej Herve Gourdel, ishte një burrë i pasionuar që i donte malet. U mor peng dhe u ekzekutua. Kjo është ajo që bën terrorizmi. Ai nuk ka kufij”, theksoi presidenti francez.

Një grup i lidhur me organizatën e Shtetit Islamik në Siri dhe Irak (ISIS) njoftoi me anë të një videoja të postuar dje, se kishte vrarë një qytetar francez, të marrë peng të dielën në Algjeri.

Grupi i ashtuquajtur, Jund al-Khilafa, kishte kërcënuar të hënën se do të vriste Herve Gourdel, 55 vjeç, nëse Franca nuk do të hiqte dorë nga sulmet ajrore në Irak, një ultimatum i refuzuar nga presidenti francez, François Hollande.

Videoja e postuar në rrjetet xhihadiste të internetit dhe e titulluar “Mesazh gjaku për qeverinë franceze” fillon me imazhet e Hollande gjatë konferencës së shtypit ku njoftoi pjesëmarrjen e vendit të tij në fushatën ajrore kundër ISIS-it në Irak. Videoja tregon pengun të ulur në gjunjë me duart pas shpine, i rrethuar nga katër opersona të armatosur dhe me fytyrë të mbuluar.

Algjeria kishte dislokuar rreth 1 500 ushtarë në Kabylie (veriperëndim) në përpjekje për të gjetur Hervé Gourdel.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button