Home / Politika / Mocioni për Jeruzalemin, Bushati: Opozitë absurde, s’ka guxim të mbrojë as pikat e mocionit

Mocioni për Jeruzalemin, Bushati: Opozitë absurde, s’ka guxim të mbrojë as pikat e mocionit

“Prisja që kryetari i PD të kërkonte falje për fjalorin fyes ndaj saj me fjalë të papërshtatshme, duke vlerësuar strategjinë e BE për integrimin e vendit në BE. Votimi në OKB nuk është aspak i veçantë është pjesë e votimeve rutinore që bëhen në OKB. Në nëntor të 2017 ishte e njëjta rezolutë. Ne votuam sërish njëlloj siç votuam edhe në dhjetor dhe opozita nuk u ndje. Sa i përket Organizatës së Bashkëpunimit Islamik unë isha në gjimnaz kur Berisha e antarësoi. Shteti shqiptar ka mbajtur historikisht të njëjtin qëndrim. Në konferencën islamike nuk bëhet për votim. Janë tre blloqe rezolutash në OKB. Që në 2007 na është bërë e qartë nga BE se qëndrimet në politikën e jashtme janë njësoj me ato të BE. Në 2007 vota e Shqipërisë pro, vota e SHBA kundër. Edhe në bashkëqeverisje PS- LSI i njëjti qëndrim votë pro nga ne votë kundër nga SHBA. Ne kemi mbajtur historikisht të njëjtin qëndrim. Duhet të kesh dije që të shpallësh qëndrime. Të gjitha vendet kandidate për në BE kanë mbajtur të njëjtin qëndrim me BE ashtu si edhe ne”,“Me çfarë syzesh e shikoni Shqipërinë ju? Ne nuk ja lejojmë vetes të jemi diletantë. Ju thoni se ne po prishemi me SHBA, po Franca, Gjermani, Britani e një sërë shtetesh? Ju thoni se jemi ndikuar nga Turqia? Po i keni numëruar ndonjëherë rastet kur Shqipëria ka votuar pro Turqisë? Po si nuk thatë një fjalë kur ne shtojmë kontributet me SHBA?

Leave a Reply

%d bloggers like this: