Home / Kryeartikull / Pse nuk e bëjnë gjumin rehat shtetarët e parë të Paktit të Tradhëtisë së detit

Pse nuk e bëjnë gjumin rehat shtetarët e parë të Paktit të Tradhëtisë së detit

Myslim Pashai

Serish per detin! Mos u merzisni!

Ndjehem i befasuar nga qëndrimi i tanishëm i shumë isntitucioneve Shqiptare të cilat kanë lidhje me studimin e Hapësirave detare të Shqipërisë, me njohjen Ligjore të Ligjit të Detit në delimitimin me fqinjët të këtyre hapësirave.

“ Që nga viti 2009, janë afër nëntë vjet…-Qe nand’ vjet nand’ varra në shtat m’i ka! Veç nji motër nat’ e ditë te kryet, Ja lan varrat me ujt e gurrës nandvjeçe,-thotë një nga këngët e Eposit, dhe çështja e ndarjes detare, që është një epizëm diplomatic vijon të ketë një ndjeshmëri aq të lartë, ndërsa shteti nuk funksionon në Piramidën e strukturës së tij.

Në gjumin e Arkivës sogjeton për nandë vjet, si roje vetëm Vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Nuk e bëjnë gjumin rehat shtetarët e parë të Paktit të Tradhëtisë.

Ndërkohë flejnë rehat negociatorët që ende janë në Institucione, flejnë Akademia e Shkencave, Instituti Gjeografik Ushtarak, Universiteti i Tiranës, Universiteti Politeknik.

Sa i përket Komandës së Forcave Detare, ne ndalim njëfarsoj, që të mos hyjmë në terma ushtarakë të Sigurisë…por edhe për atë mund ta themi një opinion: “Në vitin 2009 humbët betejën dhe hapësirën detare të Shqipërisë, duke ia lënë në pushtim, fqinjit jugor ”

Kjo është e rëndë por e vërtetë!

Kush duhet ta pyese Komandën e Forcave detare se ç’hulumtime ushtarake te sigurise dhe ç’përgatitje profesionale ka bërë që të përballoj një betejë të re që po përgatitet.

A kemi guxim të njoftojmë apo të kujtojmë Minsitrat apo ishMinsitrat për këto “nandë vjet” që kaluan dhe ne nuk jemi në gjendje të mbrojmë Detin tonë!?

Këtë pyetje dhe këtë kontroll të rreptë duhet që t’ia u bëjë Qeveria e asaj që sot thuhet: Shqipërisë që Duam! “

Po a është kjo: “Shqipëria që Duam! “ kur kohët e fundit është dashur që Ministri i Jashtëm grek dhe pas dallgëzimit pakuptim të opinionit, të dalë edhe Kryemninstri i Shqipërisë për të sqaruar Terma, Parime, Metoda në përafrim të Negociatave ?

Dhe asnjë specialist, asnjë përfaqësues nga këto institucione të shtetit, nuk ka dalë.
Kjo është shumë e rëndë!

Në të gjithë mediumet, emisionet televizive, nga shumë politikanë që janë pyetur, nuk kanë sqaruar asgjë, ata nuk e njohin Problemin.

Kjo ka bërë që të vijojnë edhe demonstrimet e Shoqërisë Civile të cilat kanë moton : “Koha është e maskarenjëve ! Po Deti është i shqiptarëve! “

Leave a Reply

%d bloggers like this: