Politika

REPLIKAT/ Berisha: Ditën e protestës u fute në vrimën e miut. Rama: Nga frika tani thuaj “o Guri, o Guri, po na rrahin”.Ttë dashtunit të tu, tash po i sheh se si do fluturojnë përjashta

Replikat:

Rama: Ti Sali bashkë me artistin, mikun tim Lulzim e futët detin në govatë dhe firmosët një marrëveshje anti kushtetuese që e përkthyer në gjuhën popullore quhet tradhti ndaj Atdheut. Ti Sali je i ditur dhe i djallëzuar, por je i trembur. Jeni të gjithë të trembur. Frika juaj po i tërheq zvarrë në një rrugë pa rrugë. Nisemi sot e të shohim ca do ndodhë nesër. Hajde te sheshi te sheshi e të shohim a do bëhet përshesh.<

Berisha: Pse ia mbathe ditën e protestës?

Ruçi: Ulu zoti Berisha, tregoja pastaj.

Berisha: Tregoja këtu, ku ishe, ku shkove?

Ruci: Zoti Berisha të tërheq vëmendjen.>

Rama: Pastaj thua ‘o Guri, o Guri, hajde se po na rrahin’. Kujtoni se do vijë Guri tu mbrojë juve nga ajo që Guri po ndërton këtu bashkë me partnerët europianë, drurin e ligjit. Ju vazhdoni bërtisni ‘o Guri hajde se po na rrahin’, por nuk e keni ne. S’ua kemi ne fajin që po u thyhen arrat, kanë filluar të kërcasin. Nuk e gjeni dot në Jeruzalem strehën që po u shembet në Shqipëri. Nuk po ua shembim ne, por streha po shembet sepse ne në këtë betejë nuk jemi vetë. Mirë do ishte që të ishim bashkë.

Ne jemi me SHBA dhe BE. Me SHBA nuk u bashkon dot Jeruzalemi se iu ndan Drejtësia, iu ndan Reforma në Drejtësi. Votoni KLP e KLGJ, bëhuni bashkë me ne për Reformën në Drejtësi dhe pastaj flasim. Ju s’keni si votoni sepse nuk mund të votoni me duart tuaja vazhdimin e një procesi që mund tu lidhë duart në fund.

Keni bërë shumë Sali, keni mbuluar shumë. Bërtisni apo nuk bërtisni ju, KLGJ dhe KLP do ngrihen sot. Sot mbaron filmi me gogla. Ne do votojmë, ju s’do votoni. Ata që kanë dalë nga goglat do të jenë organet e reja të KLP dhe KLGJ. Fshesa e Vettingut ka filluar Sali dhe disa nga të dashtunit të tu, tash po i sheh se si do fluturojnë përjashta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button