Politika

Meta çel garën për dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese

Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Presidencës bëhet fjalë për vendin “Vakancë e parë”, krijuar nga mbarimi i mandatit të ish gjyqtarit të kësaj gjykate, Sokol Berberi.

Si dhe për “Vakancën e Parakohshme”, krijuar nga dorëheqja e ishgjyqtarit Besnik Imeraj, para përfundimit të mandatit.

Afati i paraqitjes së kërkesës me dokumentacionin e nevojshëm, është brenda datës 22 shkurt 2018.

“Presidenti i Republikës fton çdo person të interesuar që plotëson kushtet dhe kriteret e parashikuara në Kushtetutë dhe ligjin nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të marrë pjesë në këtë procedurë të konkurimit të hapur publik”, thuhet në njoftimin zyrtar të kreut të shtetit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button